Histori suksesi!

Histori suksesi!

7 Mars 1887 – 7 Mars 2013. Jemi te lumtur te festojme nje tjeter vit te shkolles shqipe, te gjuhes sone,  mesuesve qe me punen e tyre nxjerrin breza qe bejne historine. Si çdo shkolle shqipe edhe shkolla jone ka nje rruge te gjate, te bukur, te mundimshme, sic eshte edhe rruga e dijes. Ka pasur veshtiresi, pengesa, ka kerkuar shume pune, perkushtim, pasion, ka njohur ulje dhe ngritje, suksese dhe mossuksese, por ne ecim gjithmone perpara per ta bere shkollen tone nje institucion sa me prestigjoz. Shkolla “Bota e Diturise” hapi dyert e saj më 15 shtator 2001. Qe nga ky vit me perkushtimin e presidentit Z.  Bujar Lulaj dhe stafit te mesuesve ajo ze nje vend te nderuar nder shkollat jopublike te qytetit tone. Ne fillimet e saj klasat e fillores jane drejtuar nga Margarita Makina, kurse shkolla 8 vjeçare nga Bujar Lulaj. Aktualisht shkolla 9 vjecare eshte ne drejtimin e Mira Osmanit, kurse shkolla e mesme qe ne fillim drejtohet nga Z. Bedo Bishaj. Vitin e fundit ate e ka marre ne drejtim Z. Mentor Kusho.  Kjo shkolle ka nxjerre nxenes te shkelqyer pergjate gjithe viteve, te cilet kane perfaqesuar denjesisht shkollen ne olimpiada te rrethit, kombetare e nderkombetare. Permendim nxenesit: Armela Kola, Floriana Mazreku,  Aldi Lulaj, Klaudio Llano, Juxhin Marku, Adela Ristani, Elios Buzi, Elios Milo, Ina Lulaj, Celjeta Hyka,  Nadiola Lulaj, Majdi Ngjeqari. Eshte per tu vleresuar pjesemarrja e rregullt e nxenesve te shkolles sone ne  olimpiaden kombetare “Udha e Shkronjave”, ku kane arritur rezultate te larta nder vite nxenesit: Armela Mehmeti, Arba Karcini, Keti Veliaj, Lorela Piperi, Juxhin Marku. Nje shembull te shkelqyer qe vlen per tu permendur ka dhene nxenesja Evisa Troka, e cila ka qene pjese e nje grupi qe perfaqesonte vendin tone ne veprimtarite nderkombetare te klasave te dyta gjimnaz ne Tajvan.  Pune te vecante me keta nxenes kane zhvilluar mesuesit: Lartim Isufaj, qe eshte dalluar vazhdimisht per pune me kembengulje dhe pasion dhe Miranda Isufaj ne lenden e kimise. Mesues te tjere te perkushtuar dhe qe kane lene gjurme ne kete shkolle por edhe ne memorien e nxenesve jane: Marie Bishaj, Nadire Nuhaj dhe Pikrina Bishaj, Mira Osmani, Barie Meta, Lumturi Poro, Lumturi Mertiri, Zaide Gremi, qe vazhdojne te na edukojne.  Nje tjeter ane qe formon shkollen tone jane aktivitetet,  disa prej te cilave jane kthyer ne tradicionale dhe organizohen vit per vit. Ansambli i valleve te shkolles te krijuar ne fillimet e gjimnazit ka zene vend shume te mire ne konkurset ne rreth dhe ka prezantuar shkollen tone ne kolegjin e Stambollit. Jane zhvilluar veprimtari prane “Kryqit te Kuq”, ekspozita ne shkolle per cdo feste, veprimtari per Nene Terezen, per Diten Europiane te Gjuheve te Huaja, konkurse ne letersi ”Fjala Poetike”, biologji e matematike, festat e 28-29 Nentorit,  balloja e Vitit te Ri, festimet e 7-8 Marsit, Dita e Veres,  Zilja e fundit per maturantet. Nuk kane munguar edhe eskursionet mesimore neper qytete te Shqiperise e Kosoves per te njohur nga afer kulturen, historine dhe traditat e vendit tone.  Ne kete 7 Mars i urojme shkolles sone udhe te mbare ne udhen e dijes.

Arba Karçini

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s