Dita e të Drejtave të Njeriut

Për një shkollë miqësore pro sjelljeve pozitive

JO urrejtjes! Jo zilis, JO mllef

MOS SHPIF, MOS FYEJ, MOS SHAJ, MOS AKUZO

Gjatë jetës, njeriu është i detyruar të kontaktojë dhe të përballet me shumë njerëz. Kjo gjë shkakton mllefe, urrejtje, zili dhe inate. Shkaku i këtyre sëmundjeve kthehet në diversitet. Njerëzit janë krijuar të ndryshëm në këtë botë. Madje, jo vetëm njerëzit, por kudo që të hedhësh sytë në univers, dallon shumëllojshmëri dhe diversitete.

Bota e bimëve, e zogjve, e njerëzve dhe gjithçka tjetër është plot diversitet.

Ne si njerëz kemi pamje të ndryshme nga njëri-tjetri, fytyra të ndryshme, shenja gishtash të ndryshëm, aroma të ndryshme, zëra të ndry-shëm, ngjyra të ndryshme. Nga ky diversitet lindin dhe konfliktet mes nesh, gjë e cila shkakton urrejtje, zili dhe dëshirë për të dëmtuar njëri- tjetrin. Një njeri që jeton me këto ndjenja është e pamundur të jetojë i lumtur.

Ne si qenie njerëzore duhet të mirëkuptohemi, për t’i thënë “jo” urrejtjes dhe mllefit, ta pranojmë tjetrin ashtu siç është, pa e lënduar dhe pa e urryer. Kjo nuk do të thotë të pajtohemi me tjetrin në gjithçka.

Ne kemi mendimin tonë, por zemrën duhet ta pastrojmë nga zilia, mllefi dhe urrejtja për kundërshtarin. Nuk ka përse t’i duam të keqen, ta nëpërkëmbim dhe ta ofendojmë dikë me të cilin ndajmë mendime të ndryshme.

Diversiteti është një nga ligjet universale dhe të luftosh një ligj të tillë tregon mendjelehtësi dhe papjekuri.

A është e mundur që mendimet tona të ndryshme, kundërshtimet dhe mospajtueshmëritë të mos na çojnë në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit? Vetëm nëse e arrijmë këtë mund të garantojmë një jetë më të lumtur mbi tokë.

Me qëllim që diversiteti të mos shkaktojë urrejtje, luftëra e përçarje, ja cilat janë pesë rregullat esencialë, të cilët u ngjajnë pesë pishtarëve për një jetë pa urrejtje, mllef e inat për tjetrin që është i ndryshëm. Këto rregulla na ndihmojnë me tjetrin që është ndryshe nga ne, jo vetëm të mos mbajmë mëri e të mos vjellim vrer, por edhe të jetojmë si miq.

Dallimet dhe kundërshtitë fillojnë që në familje, mes burrit dhe gruas, mes fëmijëve dhe prindërve dhe shtrihen mes komshinjve, punëdhënësve e punëmarrësve. Nëse do t’i respektojmë këto pesë rregulla, do të shohim që personat me të cilët kemi mosmarrëveshje dhe kundërshtime, nuk do të na irritojnë aq shumë sa më parë. Këto rregulla janë:

1 – Shikoje diversitetin si vlerë dhe jo si një e metë. Për këtë nevojitet të ndryshojmë mënyrën e të menduarit. Ekzistenca e mendimeve të ndryshme, është e dobishme dhe jo e kundërta.

2 – Peshoji njerëzit me të mirat dhe të metat e tyre. Nëse dikush është sjellë keq me ty, ka thënë diçka jo të hijshme që të ka vrarë, apo ka mendim të ndryshëm me mendimin tëndin, mos u nxito ta paragjykosh dhe ta injorosh. Unë të këshilloj që kur t’i radhisësh të metat, menjëherë pas tyre të fillosh t’i radhisësh vlerat dhe avantazhet e tij.

Peshojini njerëzit me të mirat dhe të metat e tyre dhe përderisa të mirat janë më shumë, tregohuni zemërgjerë me to.

3 – Sa herë të keni mosmarrëveshje me njerëzit, hetoni hapësirat e përbashkëta me ta.

Nëse kërkon të gjesh një hapësirë të përbashkët, heto se çfarë i pëlqen tjetrit. Ajo hapësirë e përbashkët që do të zbulosh duhet ta shfrytëzosh, sepse ajo do të largojë shumë probleme që keni me njëri -tjetrin. Me qëllim që ta reduktojmë nivelin e vuajtjeve dhe të jetojmë më të lumtur, ne duhet të respektojmë këto pesë rregulla për të cilat folëm. Ajo që ne duhet të bëjmë, është që të aftësohemi dhe të dimë si të reagojmë në çaste të caktuara dhe me njerëz të caktuar.

4 – Nëse ke mospërputhje me dikë, mos e fyej dhe mos kërko ta heqësh qafe një herë e mirë.

Nëse je i suksesshëm, lëri dhe të tjerët të jenë të suksesshëm. Nëse jeton, lëri dhe të tjerët të jetojnë. Nuk duhet të ecim me idenë se kush nuk është me mua është kundër meje.

5 – Mos akuzo, mos shpif, mos fyej dhe mos shaj. Nëse je i vendosur t’u shkosh deri në fund divergjencave dhe mospajtimeve me tjetrin, të paktën ruaj gjuhën.

A është e mundur ta përmbash veten dhe të mos shash, të mos i ofendosh dhe fyesh të tjerët?

E drejta nuk ka nevojë për gjëra të tilla, por debatin me të tjerët duhet ta zhvillojmë në formën më të mirë.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s